Njëzet e dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Siri. Lajmi është publikuar nga agjencia e lajmeve SANA.
Në aksident u përfshinë një autobot, dy autobusë dhe disa automjete të vogla.
Duke cituar Ministrinë e Brendshme, SANA tha se 70 persona të tjerë u plagosën në përplasjen që ndodhi në rrugën midis Damaskut dhe Homsit.