Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka uruar festën ndërkombëtare të grave dhe ka zgjedhur të japë një mesazh në këtë ditë nga jeta e saj.
Yuri Kim shkruan se në çdo ditë në dorën e saj mban një unazë që i ka dhuruar e ëma dhe në tjetrën atë që i ka blerë vetes kur ka filluar punë.
“Çdo ditë në dorën e djathtë mbaj një unazë që ma ka dhuruar mamaja ime dhe në të majtën, një unazë që ia bleva vetes kur fillova punë. Gëzuar festën e nënës! Gëzuar Ditën e Grave”-shkruan ambasadorja amerikane.