Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi publikon videon: SPAK zbuloi propagandën e Ramës me OFL-në


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka publikuar videon sqaruese se si SPAK nxori zbuluar propagandën të cilën numri i dy i selisë blu e quan fushatë publicitare me vullnet politik.

Sipas Bardhit me vendimin e SPAK të bërë publik ditën e sotme u zbulua se si OFL-ja nuk po lufton krimin e organizuar por nën qeverisjen e Ramës është shndërruar në njësi speciale e Policisë Rrugore.

Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik!

SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarë se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar.

Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag.

Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës:
– OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore!
– OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti!”-
shkruan Bardhi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *