Kryetari i partisë Demokratike ka shpërndarë takimin në familjet e tre qytetarëve të cilët jetojnë në të njëjtin pallat.
Basha shkruan se të tre familjet ndajnë të njëjtat halle duke i premtuar se nëse ai vjen në pushtet do vijë një ndryshim sepse vendi i ka mundësit për zhvillim.
“Për vizitë në familjet e Nikos, të Gëzimit dhe të Ilirit, te cilët jetojnë në të njëjtin pallat dhe ndajnë të njëjtat halle: ekonomi e dobët, papunësi e lartë dhe emigrim masiv. Me problemet e tyre përballet sot pjesa më e madhe e familjeve shqiptare. Pasi dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre, i sigurova ata se ne i kemi të gjitha mundësitë për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri! Për këtë na duhet një ndryshim i madh në qeverisje, në botëkuptim dhe në prioritete për ta vënë në jetë këtë potencial të jashtëzakonshëm që do të garantojë kushte më të mira ekonomike për familjet shqiptare dhe do t’i japë fund largimit masiv nga vendi”-shkruan Basha.