Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin në 24 orët e fundit janë bërë shkak për rritjen e nivelit të ujit në lumin Shkumbin.
Zv.kryeministri Erion Braçe, u bëri thirrje urgjente banorëve të disa fshatrave që të braktisin menjëherë shtëpitë e tyre pasi rrezikoheshin nga përmbytja.
Por, Bashkia e Divjakës bën të ditur se lumi nuk ka dalë nga shtrati.
“Bashkia Divjakë bën me dije se reshjet e shumta të shiut kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në lumin Shkumbin. Deri në këto momente uji nuk ka dalë nga shtrati në asnjë nga fshatrat që shtrihen gjatë lumit, megjithatë strukturat e bashkisë: administratorët ,kryetarët e fshatrave,emergjencat,reparti zjarrfikës, policia bashkiake janë në gadishmëri të plotë duke monitoruar situatën nga afër.
Në cdo rast i bëjmë thirrje të gjithë banorëve të ndjekin udhëzimet dhe të bashkëpunojnë me strukturat e bashkisë për të evituar cdo lloj problemi të mundshëm.”– thuhet në njoftimin e bashkisë.
Ndërkohë edhe prefekti i qarkut të i Fierit, Baki Bala tha se prurjet në lumin Shkumbin kanë çuar nivelin e ujit në kufijtë maksimal të shtratit të tij, por situata është nën kontroll dhe pa rrezikshmëri.