Një studim i ri tregon se gati tre të katërtat e të gjithë qenve vuajnë nga çrregullimet e ankthit dhe madje mund të reflektojnë dhe gjendjet e pronarëve të tyre si psh, çregullimi obsesiv kompulsiv (OCD) dhe defiçiti i vëmendjes dhe hiperaktiviteti (ADHD).
Siç shkruan Daily Mail, studiuesit finlandezë nga Universiteti i Helsinkit anketuan pronarët e pothuajse 14,000 qenve, si pjesë e studimit për shëndetin mendor të qenve.
Ata gjetën se 73% e qenve tregonin një formë të çrregullimit të ankthit dhe sjelljes anti-shoqërore siç është lehja ose agresioni.
Shkaku më i madh i stresit për qentë është zhurma e lartë – kryesisht nga fishekzjarret dhe bubullimat. Por ata preken edhe nga qentë e tjerë dhe madje edhe nga njerëzit.
Ka dallime midis racave; për shembull qentë e racës Lagotto Romagnolos ka shumë të ngjarë të kenë frikë nga bubullimat ndërsa qentë spanjollë kanë shumë të ngjarë të kenë frikë nga të huajt.
Analiza mbi shëndetin mendor të qenve është më e madhja në llojin e saj në botë dhe qentë janë duke zhvilluar çështje të ngjashme të personalitetit me njerëzit.
Ndonjëherë këto tipare po zhvillohen në të njëjtën kohë, me qentë dhe pronarët e tyre që tregojnë të njëjtat shenja në të njëjtën kohë.
Autorja e studimit, Milla Salonen tha: “Si te qentë, ashtu edhe te njerëzit. Kjo ishte e re dhe befasuese. Ne zbuluam një lidhje interesante midis impulsivitetit, sjelljes detyruese dhe ankthit të ndarjes. Tek njerëzit, OCD shpesh ndodh së bashku me ADHD, por kjo është hera e parë që e njëjta gjë shihet dhe tek qentë”.
Problemet shëndetësore mendore janë të shumta në të gjitha racat e qenve, me gati një të tretën që ka ndjeshmëri ndaj të paktën një zhurme dhe më shumë se një e katërta kanë frikë nga fishekzjarret në veçanti.
Autori tjetër, profesori Hannes Lohi, tha se sjelljet shqetësuese ndodhin më shumëë tek shumica e qenve të shtëpisë.