Vendosni fjalën kyçe....

Humbi jetën rreth 1 vit më parë, Meta i akordon Dekoratën “Naim Frashëri” mësueses nga Devolli


Kreu i Shtetit ka vlerësuar me Dekoratën e Lartë “Naim Frashëri”, mësuesen Luiza Dule e cila rreth një vit më parë ndërroi jetën një vit më parë në një aksident kur po shkonte të jepte mësim në shkollën “Selami Kodra” në Arrëz të Devollit.

Në kuadër të Ditëve të 7 dhe 8 Marsit, vendosa të vlerësoj me Dekoratën e lartë “Naim Frashëri”, Luiza Dule (pas vdekjes), mësuesen e ndjerë të shkollës “Selami Kodra” në Arrëz, Devoll, e cila humbi jetën në një aksident tragjik, në 19 dhjetor 2018, duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur.

Ky vlerësim është shprehje nderimi dhe respekti, për mësuesen e paharruar Luiza Dule, nënën dhe familjaren model, si edhe për të gjithë arsimtarët, veçanërisht për mësueset në mbarë vendin, simbole të përkushtimit dhe të sakrificave të pashembullta, për përhapjen e dijes dhe edukimit te brezat e rinj, duke sakrifikuar deri edhe jetën e tyre”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *