Vendosni fjalën kyçe....

Italia izoloi totalisht zonat e kuqe me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë mbledh Komitetin Teknik


Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur komitetin teknik për menaxhimin e përhapjes së koronavirusit pas edhe hyrjes në fuqi të vendimit nga shteti italian për të izoluar totalisht zonat e kuqe.

Lajmin për mbledhjen e Komitetit Teknik e ka njoftuar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila thotë se çdo masë e shtuar do merret nga ekspertët duke thënë më tutje se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë.

Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe.
Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga ekspertët
.

Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë!”-shkruan Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *