Vendosni fjalën kyçe....

Kosova ndalon fluturimet nga Italia e Veriut për shkak të frikës nga koronavirusi


Kosova ka ndaluar fluturimet drejt Italisë së Veriut, pas vendimit të qeverisë italiane për të vendosur në karantinë banorët e 14 provincave më të prekura për shkak të koronavirusit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga Italia e Veriut si masë sigurie.

Abdixhiko thotë se këtë e ka rekomanduar dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

“Sot, në ora 12:40 kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si reflekcion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusit. Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk tē lartë. Fluturimet janë ndërprerë”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka shtuar se është në kontakt me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe atë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, për të koordinuar kontrollin në Aeroportin “Adem Jashari”.

“Ndjejmë keqardhje për masat e marra – por në situatën e tanishme nuk kemi alternativë. Jam në kontakt të ngushtë me Ministrin e Shëndetësisë Vitia dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca për të koordinuar kontrollin ne Aeroport dhe asistencën eventuale ndaj udhëtarëve në zonat e rrezikshmërisë së lartë”, shkruan ministri Abdixhiku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *