Vendosni fjalën kyçe....

Meta falenderon Krastën: Monologu i tij i fuqishëm dhe brilant


Monologu i djeshëm i Adi Krastës nga skena e Teatrit Kombëtar  ka tërhequr vëmendjen e presidentit të vendit Ilir Meta. Ai ka publikuar monologun e Krastës, dhe e cilëson atë përfaqësuesin më të denjë të fjalës dhe mendimit të lirë në vend, dhe si një kritik i pakompromis i abuzimeve me pushtetin.

Presidenti shprehet se monologu i Krastës, ishte i fuqishëm dhe brilant, dhe ka bërë jehonë të madhe pikërisht për shkak të fuqisë së fjalës së lirë në mbrojtje të të vërtetave.

“Adrian Krasta është përfaqësuesi më i denjë i fjalës dhe i mendimit të lirë, një nga intelektualët më të shquar dhe zëdhënës i rëndësishëm i opinionit publik e kombëtar, i cili ka spikatur gjithmonë si kritik i pakompromis i abuzimeve me pushtetin në çdo kohë.
Monologu i tij i fuqishëm dhe brilant, në mbështetje të kauzës së mbrojtjes së Teatrit Kombëtar ka marrë dje duartrokitjet e merituara dhe ka bërë jehonë të madhe pikërisht për shkak të fuqisë së fjalës së lirë në mbrojtje të të vërtetave.
Duke e falënderuar me mirënjohje Adrian Krastën për përfaqësimin dhe solidaritetin e shkëlqyer me kauzat qytetare e kombëtare, po ndaj me ju monologun e tij të mbajtur dje në skenën e Teatrit Kombëtar, simbolit frymëzues të rezistencës së popullit ndaj abuzimit me pushtetin”, shkruan presidenti Meta.

Në monologun e djeshëm, Krasta i qëndron fort idesë se Teatri Kombëtar nuk do të prishet. Ai u fokusua në tre pika kryesore, tek godina, njerëzit dhe kauza dhe e quajti një alibi ndërtimin e teatrit të ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *