Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës i ka dhuruar një tufë lule me rastin e 8-Marsit.
Meta ka zgjedhur që me këtë rast të urojë ditën e sotme edhe për të gjithë nënat, gratë dhe motrat e Kosovës.
“Kënaqësi të takoja sot Presidenten Atifete Jahjaga dhe t’i dhuroja një buqetë më lule💐 me rastin e 8 Marsit, duke uruar me këtë rast edhe të gjitha nënat, gratë dhe motrat e Kosovës.
Mbështetje të plotë dhe solidaritet me kauzën fisnike të “Fondacionit Jahjaga”-shkruan Meta.