Vendosni fjalën kyçe....

Moska kërcënon me 5 vjet burg, ata që nuk zbatojnë rregullat e vetëkarantinimit


Autoritetet në Moskë kanë kërcënuar me burgim deri në pesë vjet njerëzit që nuk vetëizolohen në shtëpitë e tyre për dy javë, pas kthimit nga vendet e prekura nga koronavirusi.

Moska ka njoftuar një “regjim të lartë alarmi” dhe vendosi masa shtesë të enjten për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në kryeqytetin rus.

“Ata që kthehen nga Kina, Koreja e Jugut, Irani, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja dhe shtete të tjera që tregojnë shenja “të pafavorshme” të koronavirusit, duhet të izolohen në shtëpi për 14 ditë”, tha bashkia e Moskës.

Departamenti i kujdesit shëndetësor në Moskë tha të dielën se ata që nuk zbatonin rregullat e reja, rrezikojnë ndëshkime të ashpra, madje edhe burgim deri në pesë vjet.

Autoritetet do të kontrollojnë izolimin përmes përdorimit të kamerave, shkruan Reuters.

Në një fletë informacioni, departamenti tha se banorët në izolim do të lejohen të shëtisin qenin e tyre, por vetëm në një kohë kur ka pak njerëz në rrugë, dhe të vendosin një maskë për fytyrën.

Deri më tani në Rusi janë regjistruar 15 raste me koronavirus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *