Paraditen e sotme, efektivët e policisë së Vlorës kanë shpërndarë lule në formë urimi për zonjat e këtij qyteti me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Efektivët janë nisur me motorë dhe mjete të tjera nga Komisariati dhe iu kanë dhuruar lule vajzave e grave, si atyre që lëviznin më këmbë në rrugë ashtu dhe atyre që drejtonin makinat. Bashkë me lulet, kishte edhe nga një kartolinë urimi për secilën.
Shfaqjet e tilla me rastin e “8 Marsit” nuk mungojnë asnjë vit. Mirëpo autoritetet në vend shpeshherë janë akuzuar se nuk kanë arritur të mbrojnë gratë nga dhuna e burrave, e madje as ato me urdhër mbrojtje nga gjykatat.
Nuk ka nevojë të shkojmë shumë larg. Mjafton të përmendim rastet e fundit, të cilat nuk kanë ndodhur në Vlorë, por në Mirditë e në Durrës.