Vendosni fjalën kyçe....

Reshje bore dhe shiu gjatë natës, ARRSH: Kujdes nga rëniet e gurëve


Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë informacione mbi gjendjen e akseve kryesore në vend, pas reshjeve të shumta të borës dhe të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë natës ka patur reshje bore në Q. Mali-Fierzë, B.Curri-Valbonë, Pukë-Fushë-Arrës-Shemri, Fushë Arrës-Q.Mali, pjesët fundore të akseve U. Cerenecit- Steblevë, dhe Kuben-Vasije.

ARRSH njofton se qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut. Në segmentin Fushë Studë-Steblevë ka rreth 5-7cm dëborë, por nuk ka probleme me qarkullimin.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe rënie dherash në akset rrugore:

  • Në aksin Berat-Çorovodë, që ka sjellë vështirësi në qarkullim për disa minuta, aktualisht rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
    Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të ketë përsëri rënie gurësh për shkak të reshjeve.
  • Në km 12 të aksit Maliq-Lozhanë pati rënie të një masivi dherash dhe pemesh, të cilën kontraktorët e mirëmbajtjes e pastruan dhe tani qarkullimi vazhdon normalisht.
  • Në aksin Çorovodë-Hambull pati rënie guresh, u pastruan nga kontraktori dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
  • Në akin Këlcyrë-Përmet pati dalje të disa përenjve anësorë duke sjellë në rrugë dhera dhe gurë, aksi u pastrua nga kontraktori, qarkullimi vazhdon normalisht.
    Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *