Vendosni fjalën kyçe....

Serie A nuk ndërpritet, nis ndeshja e parë Parma-SPAL


Edhe pse u tha se kampionati i Serisë A do të anulohet, ndeshja e parë e ditës së sotme mes Parma dhe Spal e cila u pezullua më herët, sapo ka nisur.

Mediat italiane shkruajnë se pas shumë diskutimesh, ndeshja e cila do të luhej në orën 12.30 ka nisur në orën 13:45.

Edhe Liga e Serisë A e ka bërë zyrtare me një shënim, që Parma-Spal do të luajë dhe se nisja është vendosur në orën 13:45.

Rreth orës 12:29, ndërsa në stadiumin Tardini u ndez muzika për të mirëpritur të dy ekipet, 22 lojtarët u kthyen në dhomat e zhveshjeve dhe mbetën duke pritur për të kuptuar nëse do të luanin apo jo.

Kjo sepse ministri i Sportit, Spadafora propozoi pezullimin e menjëhershëm të ligave të futbollit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *