50 të dënuar në burgun e Foxhias në Itali kanë mundur të arratisen nga burgu.
Trazirat në disa burgje të vendit fqinj nisën ditën e djeshme në burgun e Modenas e janë përshkallëzuar sot duke u shtrirë në Foxhia, Milano, Romë, Frosinone, Palermo e Pavia.
Revolta ka nisur pas masave të marra nga autoritetet për përballimin e koronavirusit si dhe ndalimin e takimit me familjarët.
Siç raporton Corriere della Sera, 50 të dënuar në burgun e Foxhias kanë mundur të arratisen megjithatë një pjesë e tyre janë kapur në rrugët e qytetit pak çaste pas arratisjes.