Kreu i Partisë Demokratike, Basha, i ka kërkuar qeverisë që të shteti të paguajë ose kompensojë njërin nga prindërit që është në marrëdhënie pune që të kujdeset për fëmijët pas mbylljes së çerdheve, kopshteve e shkollave.
Kryedemokrati e ka bërë njoftimin në Twitter pas vendimit të ditës së sotme të marrë nga kryeministri Rama.
‘Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura.’ – shkruan Basha në Facebook.