Dogana e Hanit të Hotit ka hedhur poshtë deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë se 28 vjeçari, i cili është zbuluar si i infektuar me koronavirus, nuk ka hyrë në vendin tonë nga kjo pikë doganore.
Por ka hyrë nga pika doganore e Muriqanit. Ndërkohë që babai i tij nuk rezulton të ketë kaluar fare as në Murriqan as në Hanin e Hotit.
“Efektivet e shërbimit në pikën e Hanit të Hotit prej 4 orësh kanë kontrolluar sistemin por nuk rezulton. Madje sistemi është kontrolluar që nga data 19 shkurt dhe nuk ka asnjë person me atë emër. Shtetasi P.K, 28 vjeç rezulton që ka hyre drejt Shqipërisë nga Murriqani ndërsa babai nuk rezulton i regjistruar në asnjë prej doganave. 28 vjeçari është larguar nga Shqipëria në janar dhe është rikthyer në 26 shkurt”, bën të ditur Dogana e Hanit të Hotit, citon gazeta Panorama.
Emrat e dy personave nuk janë publikuar për të ruajtur privatësinë e tyre.