Vendosni fjalën kyçe....

Dy persona me koronavirus, reagon Erion Braçe: Tani duhet qetësi, lani duart me sapun


Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus, ka reaguar zv.kryeministri Erion Braçe. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rregullat e higjienës personale.

Ai u bën thirrje personave që kanë ardhur nga Italia, që të vetëkarantinohen për 14 ditë në shtëpi dhe në rast se kanë shenja të gripit të telefojnë ambulancën.

“Tani duhet qetësi, vetëkontroll, disiplinë për të zbatuar çdo protokoll dhe çdo rregull të shpallur,
vendosmëri për të mos lejuar përhapjen kudo!
Çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri dy javët e fundit dhe ka shenja të gripit, të telefonojë NUMRIN 127;
Çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri gjatë dy javëve të fundit duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë;
PJESA TJETËR ËSHTË HIGJIENA, HIGJIENA, HIGJIENA!
Lani duart shpesh dhe për 40 sekonda me ujë e sapun, dizinfektojini me solucione me bazë alkoolin;
Të gjitha vendet me grumbullime të mëdha, posaçërisht shkollat duhet të 100 fishojnë kujdesin ndaj higjenës;
Mos prekni gojën, hundën e sytë më duar të palara, virusi hyn në trup prej tyre!
 MBRONI FËMIJËT DHE TË MOSHUARIT! ËSHTË DETYRË!” – shkruan Braçe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *