Vendosni fjalën kyçe....

Dy personat e infektuar me koronavirus erdhën nga Firence drejt Tiranës, me makinën e tyre personale


Të tjera detaje zbulohen lidhur me dy personat qëë janë konfirmuar me koronavirus nëë vend. Ata janëë babë e bir, të cilët kanë ardhur në Tiranë nga Firence përmes rrugës tokësore.

Ata kanë mbërritur në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe kanë mbërritur me automjetin e tyre personal. Ata janë shtruar në spitalin infektiv në Tiranë dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar.

Autoritetet e shëndetësisë kanë nisur testimin për koronavirus edhe të personave me të cilët babë e bir kanë patur kontakte.

“Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, me makinë personale.
Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.
Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.
Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.”-thuhet në njoftimin e përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas mesnate, përmes një komunikate për mediat Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri, por pa dhënë detaje të tjera. Nuk thuhet se sa ditë kanë qëndruar babë e bir në vend deri kur kanë kërkuar ndihmën e bluzave të bardha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *