Vendosni fjalën kyçe....

Erdhi para 2 javësh nga Firence, mjekja: Pse 28-vjeçari me koronavirus nuk u kontrollua në kufi


I konsideruar nga Instituti i Shëndetit Publik si “pacienti zero”, 28-vjeçari me koronavirus që erdhi nga Firence nga pika kufitare e Muriqanit, nuk ishte kontrolluar nga mjekët në kufi.

Kjo sepse në Firence nuk kishte asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në kohën kur djali ka mbërritur në Shqipëri.

Kjo u konfirmua nga një mjeke e cila është pjesë e grupit të kontrollit në këtë pikë doganore.

“Ai person ka hyrë në pikën e Muriqanit në orën 12:45 të natës. Personi nuk është skeduar pasi nuk vinte nga zona e kuqe, nga Firence nuk kishte asnjë rast.”- tha mjekja në një prononcim për Ora Neës.

Mjekja tha se pas këtij rasti janë shtuar masat mbrojtëse në këtë pikë kufitare duke urdhëruar skedimin e të gjithë personave që futen në vend.

“Kam marrë orientim të skendohen edhe personat e tjerë që nuk vinë nga zonat e kuqe. Të gjithë personat do të skedohen.”- tha ajo.

Sipas mjekes, 28-vjeçari me koronavirus ka hyrë në vend përmes kësaj pike kufitare me datë 26 shkurt, pra para dy javësh.

Po në datën 26 shkurt, Firence ka konfirmuar rastet e para dhe viktima nga koronavirusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *