Vendosni fjalën kyçe....

Italia, vendi i dytë pas Kinës për numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi


Me plot 366 viktima, Italia është vendi i dytë me numrin më të madh të vdekjeve për shkak të koronovirusit pas Kinës, e cila ka regjistron rreth 3000 viktima. Vetëm të dielën u regjistruan 133 viktima.

Siç shkruan Rai News, pas Italisë vijnë Irani me 194 viktima dhe Koreja e Jugut me 50. Këto të dhëna jepen nga Universiteti i Johns Hopkins.

Ndërsa për sa i përket numrit të të infektuarve, Italia është në vendin e katërt pas Kinës, Koresë së Jugut dhe Iranit.

Italia deri më tani ka regjistruar 6 387 njerëz të prekur nga virusi Covid – 19, ndërsa 622 janë shëruar. Rreth 16 milion njerëz në Lombardi dhe pjesë të tjera të ‘zonës së kuqe’ janë vendosur nën karantinë dhe nuk mund të udhëtojnë përveç në rastet kur kanë leje të veçantë.

Përmes një dekreti, kryeministri Giuseppe Conte ka vendosur të mbyllë pothuajse gjithçka, duke nisur nga shkollat, universitet, qendrat kulturore, eventet sportive.

Ndërkohë sot edhe Shqipëria ka hyrë në hartën e vendeve të prekura nga koronavirusi, me dy raste të konfirmuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *