Vendosni fjalën kyçe....

Konsullja në Milano konfirmon se një shqiptare ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Itali


Konsullja e Përgjithshme në Milano, Anila Pojani ka konfirmuar se në Itali deri më tani është një viktimë me shtetësi shqiptare me origjinë nga Durrësi.  

Sipas konsulles e cila u shpreh për emisionin “Real News, viktima ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak ndërsa rezultoi pozitive edhe me koronavirus.

Familjarët e e zonjës e cila ndërroi jetë janë në karantinë.

Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë. Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë. Ceremonia mortore është pezulluar, për shkak të situatës. Të gjithë viktimat janë në morget përkatëse. Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur. Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj”- tha Pojani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *