Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi erdhi dhe në Shqipëri, Basha anulon dy aktivitetet e planifikuara për sot


Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në vend, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur anulimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.

Siç thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të PS-së, bëhet fjalë për një aktivitet në Kalanë e Tiranës dhe një dëgjesë me mësuesit. Ky vendim bëhet me qëllim që mos të rrezikohet shëndeti i qytetarëve, pas mbërritjes së koronavirusit në vend.

“Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë. Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar. I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha. Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.”- thuhet në njoftim.

Pas mesnatës, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para me koronavirus, një 54 dhe një 28-vjeçar, babë e bir.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *