Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi mbërrin në Shqipëri, konfirmohen zyrtarisht 2 raste


Konfirmohen zyrtarisht dy raste me koronavirus në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë në mesnatë.

Bëhet fjalë për dy persona që kanë mbërritur nga Italia, por Ministria e Shëndetësisë nuk sqaron në njoftim se kur ata kanë mbërritur në vend.

“Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.“- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Më tej në njoftim, Ministria u kërkon qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë seriozisht rregullat e higjienës.

“MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra.“- thuhet më tej në njoftim./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *