Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi mbërriti në vend, Rama: Ruani qetësinë, informohuni vetëm në burime zyrtare


Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e parë lidhur me konfirmimin e dy rasteve me koronavirus në vend. Kryefjala e kryeministrit sot ishte “të ruajmë qetësinë”, ndërsa theksoi se vendi po futet në skenarin e parë të përshkallëzimit të masave. Ai theksoi se ende nuk është koha për të mbyllur kufijtë.

“Strukturat shëndetësore po i trajtojnë të dy të prekurit, djali dhe babai të cilët janë në gjendje të stabilizuar.

Ministrja e Shëndetësisë do të njoftojë më tej në lidhje me masat e marra.

OBSH është udhërrëfyesi ynë në këtë proces që kur është shfaqur ky element kërcënues. Por ajo që ka një rëndësi themelore në përballjen me këtë situatë dhe që është këshilla bazë e OBSH-së është domosdoshmëria për të ruajtur qetësinë dhe për të ndjekur hap pas hapi burimet zyrtare dhe sa i takon vetë shtetit, të gjitha masat e parashikuara që duhen përshkallëzuar hap pas hapi. Faktikisht që nga mesnata e mbrëmshme ne kemi përgatitur edhe hyrjen në skenarin e parë, i cili ishte parapërgatitur nga Komiteti teknik.

Në ka një gjë që bëhet gjithmonë e më e qartë dhe mbi të cilën këmbëngul gjithnjë e më shumë OBSH, është se receta më e gabuar është ajo që buron nga paniku dhe nga të gjitha llojet e aventurës individuale ndërkohë që në këtë situatë ilaçi më efektiv është qetësia dhe forca e arsyes për të mos e lënë veten dhe për të mos lënë rrethin e afërt të familjarëve apo të miqve të bien në kthetrat e panikut.

Kjo është një kohë për t’u informuar prej burimeve zyrtare dhe për të zbatuar sa më rreptësisht të gjitha rekomandimet sa i përket higjienës vetjake, amsat që secili prej nesh duhet të marrë. Masa të thjeshta në dukje por shumë efikase dhe nga ana tjetër komunikimi me urgjencën kombëtare kur cilido konstaton shfaqje të simptoma apo dyshon se simptomat e shfaqura janë të lidhura me këtë koronavirus.

Jemi në gatishmëri për t’u vendosur në pozicionin e kërkuar në këtë situatë dhe sot flasim, siç e thashë dhe më parë kërkon një përshkallëzim të parë të masave bazuar në planin e hartuar sipas orientimeve dhe në protokollin e OBSH-së.

Gjatë gjithë kësaj kohe ka patur shumë shenja shqetësuese, diku të shkaktuara nga paniku, diku të motivuara nga arsyet e mosarsyes së zakonshme në raste të tilla përmes burimeve të paçertifikuara. I vetmi burim i konfirmuar zyrtar dhe i vetmi zë është ai i autoriteteit përkatës dhe eksperienca që ne kemi ndjekur orë pas ore dhe në të gjoithë ato vende ku ka prevaluar qetësia dhe vëtëpërmbajtja dhe administrimi i këtij elemnti kërcënues është më i suksesshëm. OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve.

E them këtë sepse ka patur burime të pacertifikuara se duhej apo duhen mbyllur kufijtë. Mbyllja e kufijve është një masë shumë drastike e përdorur pothuajse fare apo pjesërisht në raste shumë specifike, të lidhura me të dhëna shumë specifike të cilat sot Shqipëria nuk i ka.

Ne planin e veprimit e kemi në treyezë dhe sot me konfirmimin e rastit të parë, futemi në skenarin e parë.”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *