Pas kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen e sotme të qeverisë e ka marrë fjalën ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ajo bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë, ndërsa dha detaje mbi 2 personat e prekur me koronavirus.
Ministrja u kërkoi të gjithë qytetarëve që mendojnë se janë të prekur apo kanë simptoma të ngjashme me gripin, mos të paraqiten vetë nëpër spitale pa kontaktuar më parë me numrin 127.
“Dje janë konfirmuar dy rastet e para në Shqipëri. Bëhet fjalë për 28 dhe një 54-vjeçar banues në Tiranë. Një rast ka ardhur në datë 26 shkurt nga Hani i Hotit. Babai është infektuar si kontakt i ngushtë. I janë marrë mostrat dhe kanë rezultuar pozitivë.
Menjëherë pas daljes së rezultateve, shërbimet mjekësore kanë kryer identifikimin, izolimin e kontakteve të ngushta për gjatë gjithë natës, kanë marrë monstrat e tyre dhe tashmë janë izoluar. Ndërsa dy qytetarët po marrin shërbim pranë shërbimin infektiv në QSUT.
I bëj thirrje qytetarëve për qetësi. Mjekët dhe infermierët janë në ballë të kësaj situate duke iu përgjigjur të gjitha rasteve në bazë të gjitha skenarëve. Kam një thirrje për personat që kontaktohen nga ekipet tona për të mirën e tyre, të afërmve të tyre dhe qytetarët e tjerë. Nuk ka asrye për panik. Mjekët kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë në krye të dteyrës ku çdo orë ka përshkallëzim të masave.
Përsëria thirrjen për qytetarët që ëse kanë apo ndjejnë simptoma të ngjashme të kontaktojnë numrin 127. Ekipi i epideomologëve do të shkojë tek ata. U bëj thirrjëe qytetarëve të mos vijnë në spitale pa kontaktuar më parë 127. E them edhe njëherë, virusi nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit por nëpërmjet kontakteve, duhet kujdes për higjienën personale, larje e duarve për 20 sekonda. Është një situatë me të cilën po përballen të gjithë sistemet e Shëndetësisë në të gjithë botën, na nevojitet një bashkëpunim i ngushtë. Tre drejtimet tona janë freno, vono dhe lehtëso. Që çdo qeveri po i merr në kuadër të planit të masave për të frenuar përhapjen e këtij koronavirusi.”– tha Manastirliu.