Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Balluku njofton në cilat aeroporte do ndalohet fluturimi, ka një mesazh edhe për kompanitë ajrore


Ministrja e Infrastrukturës, Balluku, ka dalë në një konferencë shtypi për të bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që kërkojnë të udhëtojnë drejt Italisë ose të vijnë nga Italia drejt Shqipërisë.

Ministrja tha se masat janë drastike por janë vërë në një situatë të jashtëzakonshme për sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Balluku bëri me dije aeroportet e bllokuara ndërsa tha se masa prek vetëm udhëtarët dhe jo avionët e transportit të mallrave.

‘Ju bëj thirrje që të ruajmë qetësinë. Nuk ka asnjë arsye për panik. Masat e marra nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës janë drastike dhe e ne kuptojmë këtë por është marrë në  një situatë të jashtëzakonshme për të mbrojtur jetën e qyterarëve të Shqipërisë.

Ka qenë e qartë edhe në urdhrin e dhënë në mëngjes por për shkak të shumë telefonatave që kemi marrë më duhet ta sqarojë edhe njëherë.

U referohemi vetëm rasteve të qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Italisë apo të vijnë nga Italia në Shqipëri, ndërsa nuk do preken fluturimet ‘cargo’, që bëjnë transportin e mallrave.

Aeroportet që preken nga ndalimi janë:

Milano Malpensa

Milano Bergamo

Ankona

Bologna

Firence

Xhenova

Peruxhia

Piza

Rimini

Torino

Venecia

Verona

Kjo masë ndaluese prek vetëm udhëtarët dhe jo avionët transportues mallrash. Shqipëria nuk është e para që ndalon fluturimet.’ – tha ajo.

Ministrja Balluku u bëri thirrje kompanive që të ndihmojnë udhëtarët që kanë prerë bileta në aeroportet ku është bërë ndalimi duke i devijuar fluturimet e tyre drejt aeroporteve të Romës e Barit që nuk janë mbyllur ende ose t’u japin mundësinë që të ndryshojnë datën e fluturimeve.

‘Kompanitë të bëjnë ndryshimin e destinacionit të udhëtarëve duke e çuar pasagjerin në një aeroport tjetër brenda Italisë siç është ai i Romës e i Barit, që nuk janë mbyllur.

Kompanitë që janë prekur për të ndihmuar pasagjerët mund të ndryshojnë pikën e mbërritjes për udhëtarët në aeroportet që nuk janë pezulluar.

Të ndryshohet koha e biletës për një kohë tjetër t’i jepet mundësia nga kompania që udhëtarëve të prekur të ndryshojnë kohën e fluturimit duke shmangur udhëtimin në këtë kohë. Këtë gjë a ke bërë Austrian Airlinës, Air Albania.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *