Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Manastirliu: Nëse keni simptoma, mos hajdeni në spitale pa telefonuar para 127-ën


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që mendojnë se janë të prekur apo kanë simptoma të ngjashme me gripin, mos të paraqiten vetë nëpër spitale pa kontaktuar më parë me numrin 127.

“Kam një thirrje për personat që kontaktohen nga ekipet tona për të mirën e tyre, të afërmve të tyre dhe qytetarët e tjerë. Nuk ka asrye për panik. Mjekët kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë në krye të dteyrës ku çdo orë ka përshkallëzim të masave.

Përsëria thirrjen për qytetarët që ëse kanë apo ndjejnë simptoma të ngjashme të kontaktojnë numrin 127. Ekipi i epideomologëve do të shkojë tek ata. U bëj thirrjëe qytetarëve të mos vijnë në spitale pa kontaktuar më parë 127. E them edhe njëherë, virusi nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit por nëpërmjet kontakteve, duhet kujdes për higjienën personale, larje e duarve për 20 sekonda. Është një situatë me të cilën po përballen të gjithë sistemet e Shëndetësisë në të gjithë botën, na nevojitet një bashkëpunim i ngushtë. Tre drejtimet tona janë freno, vono dhe lehtëso. Që çdo qeveri po i merr në kuadër të planit të masave për të frenuar përhapjen e këtij koronavirusi.”– tha Manastirliu.

Ministrja bëri të ditur se në të gjitha spitalet do të kufizohet lëvizja e shoqëruesve dhe e familjarëve të pacientëve nëpër spitale. Të vetmet raste të lejuara do të jenë vetëm kur kërkesa është bërë nga drejtoria spitalore. Më parë vizitat ishin me orare, ndërsa tashmë janë ndaluar.

“Gjithashtu kemi marrë një vendim për kufizimin e shoqëruesve dhe familjarëve të pacientëve nëpër spitale. Ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe familjarëve të pacientëve me përjashtim kur kjo kërkohet nga mjekët.”– tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *