Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar për miratimin në parlament të ligjit për pronat.
Miratimin e ligjit autoritetet helene e quajnë si të pabazuar në Konventën Evropiane dhe të zbatuar pjesërisht opinion e Komisionit të Venecias.
Gjithashtu, në reagim, ministria ka treguar “shkopin” duke kërcënuar me “gurin e provës” në mbledhjen e konferencës ndër-qeveritare për hapjen e negociatave me BE-në.
Njoftim i Ministrisë së Punëve te Jashtme të Greqisë:
Votimi nga ana e Parlamentit Shqiptar, të ligjit mbi çështjen e pronave, përbën një shans të humbur për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të një problemi që mundon qytetarët shqiptarë, përfshirë këtu edhe anëtarët e minoritetit etnik grek.
Autoritetet Shqiptare zgjodhën për t’i dhënë ‘zgjidhje’ pa marrë parasysh vlera dhe të drejta themelore. Zbatuan në mënyrë të pjesshme Opinionin e Komisionit të Venecias të dt.14 tetor 2019, i cili theksonte se ‘’dispozitat e projekt Ligjit janë të paqarta dhe të papajtueshme me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zbatimi i mundshëm i tyre do të përbënte shkelje të së drejtës së pronësisë’’.
Megjithëse në momentet e fundit u bënë disa përmirësime, problemet kryesore mbetën edhe tek ligji që u votua.
Presim nga autoritetet shqiptare të mbrojnë në mënyrë efektive të drejtën e pronësisë dhe të pronës, një çështje kjo, që përfshihet në bërthamën e ligjeve kryesore të së Drejtës Europiane.
Sanksionimi i kësaj të drejte do të përbejë gurin e provës, në kontekstin e marrjes së vendimeve për hartimin e kuadrit negociues (negotiating frameëork) dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare (1st intergovernmental conference) për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërinë.