Zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi ka bërë me dije se në Presidencë është ngritur Task Forca për situatën e koronavirus.
Në krye të kësaj Task Force do jetë Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Bahri Shaqiri.
Qëllimi i task forcës është bashkërendimi me të gjitha strukturat shtetërore, monitorimi në tere, nxitja dhe marrja e të gjitha masave institucionale për përballimin e koronavirusit.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së koronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:
📌 Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;
📌 Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;
📌 Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.
Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:
📌 taskforce@president.al
Si dhe në dy numrat celularë:
📱+355693435861
📱+355693354269
Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!