Pas lajmit se janë konfirmuar dy personat e parë me koronavirus në Shqipëri, qytetarët kanë vërshuar me komente në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook.
Ata i kërkojnë qeverisë anulimin e menjëhershëm të udhëtimeve me Italinë si dhe kërkojnë informacione më të detajuara.
Pyetjet që mbizotërojnë janë: “Nga kanë ardhur personat e prekur me koronavirus? Me kë kanë udhëtuar? Sa kohë kanë në Shqipëri? Kë kanë takuar? Ku kanë udhëtuar?”
Shumica e njerëzve kërkojnë që qeveria të nxjerrë listën e pasagjerëve të cilët kanë udhëtuar me avion nga Firence drejt Italisë, por siç bëri me dije dhe Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi të mëvonshëm, babë e bir kanë mbërritur në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit pasi kanë ardhur me makinën e tyre personale. Ndërsa detaje të mëtejshme mbi kohën e qëndrimit të tyre në Tiranë nuk janë zbuluar ende.
Komentet: