Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama njoftoi se ka vendosur të pezullojë deri më datë 3 prill të gjitha fluturimet dhe lundrimet drejt “zonës së kuqe” në Itali, si dhe mbylljen e të gjithave institucioneve arsimore në vend.
“Kemi vendosur pezullimin e të gjitha fluturimeve dhe udhëtimeve përmes rrugëve detare drejt Italisë e Greqisë, praktikisht me të gjitha zonat e kuqe të izoluara plotësisht deri në datën 3 prill, mbyllja e institucioneve arsimore për 2 javë dhe pastaj vlerësimi në proces. Pse mbyllja e institucioneve arsimore?
Të jetë e qartë se të gjitha statistikat deri tani, pjesa më pak e kërcënuar është pjesa e të rinjvve, por nga ana tjetër duhet kuptuar se të rinjtë për shkak të faktit që duhet të shkojnë në shkollë apo kopësht dhe mblidhen së bashku, mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët edhe pse për ata vetë virusi nuk shfaqet kërcënues në rrezikshmëri për jetën dhe për këtë arsye besoj se është momenti të mbyllim të gjitha institucioneve arsimore dhe të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive deri në datën 3 prill për të parë dinamikën e këtij zhvillimi dhe pastaj për të bvendosur më tutje.”– tha Rama.