Vendosni fjalën kyçe....

Shahini në konferencë shtypi pohon vendimin e kryeministrit Rama, mbyllen shkollat për dy javë


Ministrja e Arsimit, Shahini, ka dalë në një konferencë për shtyp duke konfirmuar vendimin që mori kryeministri Rama mëngjesin e sotëm në mbledhjen e qeverisë.

Ajo tha se shkollat do jenë të pezulluara deri më 23 mars e më pas do vendoset në varësi të situatës.

Ajo shtoi se mësuesit do i orientojnë nxënësit që të mësojnë nga shtëpia me anë të telefonave.

Shahini theksoi gjithashtu se mësuesit mund të përgatisin mësimin me anë videosh e të shpërndahen në rrjetet sociale duke përdorur klasat virtuale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *