Vendosni fjalën kyçe....

SHBA eksportuesi më i madh i armëve në botë, ndiqet nga Rusia


Amerika është eksportuesi më i madh i armëve në botë.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI), i cili deklaroi se transferimet globale të armëve u rritën me gati 6 për qind në periudhën 2015-2019, krahasuar me 2010-2014, raporton France 24.

Në raport theksohet se eksportet e armëve nga Shtetet e Bashkuara u rritën me 23 për qind gjatë periudhës së fundit, duke e çuar kështu pjesën e saj të përgjithshme të eksporteve në 36 për qind.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh në botë, me 21 për qind të furnizimeve globale të armëve, megjithatë eksportet ruse ishin 18 përqind më të ulëta se në vitet 2010–2014.

“Rusia ka humbur tregun në Indi, blerësi kryesor afatgjatë i armëve ruse”, gjë që ka çuar në një ulje të eksporteve të armëve”, tha përfaqësuesja e SIPRI-s, Alexandra Kuimova.

“Kjo rënie nuk u kompensua nga rritja e eksporteve ruse të armëve në Egjipt dhe Irak në vitet 2015-19”, shtoi ajo.

Franca ishte eksportuesi i tretë më i madh, i ndjekur nga Gjermania dhe Kina.

Nga ana tjetër, Arabia Saudite mbeti importuesi më i lartë në botë i armëve përgjatë viteve 2015-2019, me 12 për qind të totalit global.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *