Ditë pas dite po rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi.
‘Ekathimerini’ shkruan se 81 nga të prekurit janë rezidentë në vend por kishin ardhur nga Italia ndërsa 3 të tjerë janë shtetas të huaj.
Me përjashtim të Kosovës e Malit të Zi, të gjitha vendet e rajonit janë prekur nga koronavirusi.
Bilancin më të rëndë në botë e ka vendi i origjinës, Kina, ndërsa në Europë, Italia është vendi më i prekur dhe i dyti në botë me 366 viktima.