Vendosni fjalën kyçe....

Silva Bino: 28-vjeçari është “pacienti zero” për ne, 24 persona në karantinë


Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiolgojisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, ka folur lidhur me dy rastet e para të konfirmuara me koronavirus në vend.

Bino tha se janë gjurmuar 8 kontaktet e ngushta me personat e sëmurë gjatë orëve të mbrëmjes e deri sot janë vendosur në karantinë 24 persona. Këtyre personave po iu merren monstrat për të realizuar testet për koronavirusin.

“Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, pas daljes së ekzaminimeve, janë marrë mostrat që janë në proces, sot janë gjurmuar 24 kontakte që janë vetëkarantinuar, i kontrolluar, po ju merren mostrat dhe janë këshilluar lidhur me to”0 tha Bino.

Ajo beri me dije se jane gjurmuar edhe kontaktet e largëta. “Kontakte qe ne i quajmë kontaktet e dyta për te qenë sa më të sigurt, ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve, pacientët janë treguar korrektë lidhur me identifikimin e kontakteve dhe më pas kemi bërë gjurmimin”-tha Bino.

Ajo sqaroi se 28-vjeçari i infektuar, është “pacienti zero” për ne.

“Ne kemi një rast të importuar, rasti është pacienti zero për ne, nuk kemi një transmetim komunitar. Pra e kemi të qartë rrugën që ka ndjekur dhe kontaktet që ai ka patur. Pra kontakti më i ngushtë i tij është prekur. Në mund të kryejmë deri në 500 analiza në ditë duke shtuar kapacitetet.”- shtoi Bino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *