Spitali Infektiv në QSUT është kthyer në karantinë.
Siç raporton News24, infektivi është boshatisur nga pacientët e tjerë dhe do shërbejë si karantinë me dhoma të veçanta për trajtimin e të prekurve nga koronavirusi.
Për personat që duhet të shkojnë në sallën e konsultave është hapur një rrugë e re brenda Spitalit Infektiv pasi ajo kryesore përdoret vetëm nga personeli i specializuar.