Vendosni fjalën kyçe....

“Telefononi 127-ën para” – Pse s’duhet të nxitoni për në spital nëse keni simptomat e koronavirusit


Të gjithë personat që kanë ardhur nga vendet e prekura nga koronavirusi siç është Italia, dhe kanë shfaqur shenja të gripit, duhet të telefonojnë në numrin 127 dhe jo të paraqiten vetë në spitale.

Nëse keni vënë re në njoftimet e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk thuhet nxitoni për në spital, por “telefononi në numrin 127”.

Kjo për shkak se ekspozoni të tjerët në spital, ndaj rrezikut të infektimit me koronavirus.

Një nga këshillat kryesore që japin qendrat e parandalimit të sëmundjes në SHBA është pikërisht kjo: Mos nxitoni për në spital, por telefononi para.

“Është e rëndësishme të na telefononi përpara se të hyni. Thirrja përpara na ndihmon t’ju drejtojmë në kujdesin më të duhur dhe të marrim masa paraprake për të mbrojtur anëtarët e tjerë, pacientët dhe punonjësit”– thuhet në faqen e internetit të Kaiser Permanente, citon paloaltoonline.

E njëjta gjë vlen edhe për të shkuar në urgjencë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *