Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë një sqarim lidhur me parandalimin e koronavirusit. Pak orë më parë DPD-ja bëri një njoftim në Facebook lidhur me transportin e udhëtarëve drejt porteve italiane.
Sipas drejtorisë ndalimi në linjat Durrës-Ankona-Durrës e Durrës-Trieste-Durrës si dhe në portet e Italisë së Veriut, ndalohet lëvizja e udhëtarëve me mjetet e transportit detar në këto dy linja nga të gjitha portet e vendit deri në një njoftim të dytë.
Në njoftim theksohet gjithashtu se linja Durrës-Ankona-Durrës do lejohet transporti i kamionëve por jo i udhëtarëve.
‘Sqarim nē lidhje me masat e marra për parandalimin e COVID-19. Në zbatim të Urdhërit të Ministrisë së Infrastrukturës nr.109, datë 09.03.2020, Drejtoria e Përgjithshme Detare sqaron si më poshtë:
Ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve me mjetet e transportit detar nga të gjitha Portet drejt Italisë së Veriut, deri në një njoftim të dytë. Ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve me mjetet e transportit detar me linjën Durrës -Ankona-Durrës dhe Durrës -Tireste-Durrës.
Theksojmë që linja Durrës -Ankona -Durrës do të vazhdojë për lëvizjen e kamionave por ndalohet për lëvizjen e pasagjerëve .Sigurisht që çdo lëvizje do jetë e kontrolluar nga stafi mjekësor i porteve përkatëse. Drejtoria e Përgjithshme Detare edhe çdo institucion tjetër janë në gatishmëri për menaxhimin e situatës.’ – thuhet në njoftimin e DPD-së.