Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj anulon Ditën e Verës e koncertet në qytet, tregon masat e marra


Kryebashkiaku Veliaj ka mbledhur sot shtabin e Emergjencave Civile ku është diskutuar për masat e marra pas zbulimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri.

Veliaj tha se për të përballuar sa më mirë koronavirusin do pezulloheshin të gjitha veprimtaritë publike masive, festat, koncertet përveç çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve.

Ai tha se sot kishte nisur dezinfektimi i autobusëve urbanë dhe i rrugëve.

Kryebashkiaku u bëri thirrje studentëve që të largohen në banesat e tyre deri në rifillimin e universiteteve duke qenë se ato të mbyllen duke theksuar se në momentin e rihapjes të gjitha çerdhet, kopshtet e shkollat do dezinfektohen para përdorimit.

Veliaj vërejti se vperimtaritë për Ditën e Verës dhe të gjitha tubimet masive si koncertet, dëgjesat publike etj do të anuloheshin deri në datën 3 prill.

‘Do të anulohen të gjitha aktivitetet, mbledhjet masive, si dhe festimet për ditën e Verës. Mezi e prisnim ardhjen e Malumës në Tiranë, por është anuluar çdo aktivitet deri në 3 prill. Ajo që duam t’ju kërkojmë qytetarëve është që epiqendra e virusit të Shqipërisë, ndaj do ju luteshim që kush vjen ngas vendet e rrezikut, të vetëkarantinohen. Kujtdo që ka ardhur në ndonjë prej këtyre zonave, të vetëkarantinohen. U kërkoj drejtoreshave të konvikteve të komunikojnë që sot se konviktet nuk do funksionojnë. Pra do të aplikojnë udhëzimin e qeverisë dhe urdhrin e bashkisë së Tiranës për të qenë në zona të zbrazura deri në datën 3 prill.’ – deklaroi ai.

Ai tha se masa të forta do merren për celebrimet dhe për ceremonitë mortore.

‘Kam dhënë një porosi që në të 27 njësitë tona, përveç çifteve që detyrimisht duhet të celebrohen me dëshmitarët e tyre, çdo prani e tepërt familjarësh, kushërinj, dasmorësh, të ruhet për një moment tjetër. Ka disa aktivitete që tipikisht menaxhohen nga Bashkia e Tiranës siç janë shërbimi funeral, shërbimet e celebrimeve, siç janë disa shërbime të tjera. Duke qenë se jemi në një situatë emergjente, të një higjiene maksimale që kërkohet në raste të tilla, zakonet e dhënies së dorës në tubime të mëdha, kur ngushëllojmë dikë, do të gjejmë mënyra alternativa për të shprehur keqardhjen.’ – theksoi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *