Qeveria ka vendosur t’i japë një leje dy javore një prindi që është në marrëdhënie pune për t’u kujdesur për fëmijët pas mbylljes së çerdheve, kopshteve e shkollave.
Datat e pushimit janë nnga 10 marsi deri më 23 mars ndërsa më pas do vendoset në bazë të situatës në të cilën do ndodhet vendi për sa i përket koronavirusit.
Në vendimin e qeverisë u bëhet thirrje edhe punëdhënesve privatë që të shohin mundësinë për të lënë pushim punonjësit e tyre.
Një propozim i tillë u bë nga kreu i Partisë Demokratike, Basha, një ditë më parë ndërsa sot u vendos edhe në Itali.
Në vendin fqinj, njëri nga prindërit do marrë 30% të pagës ditore për çdo ditë qëndrimi në shtëpi ose në familje do marrë një bonus 600 euro në muaj për të pajtuar një kujdestare që do kujdeset për fëmijët.