Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Yuri Kim shkon në Kryeministri


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka shkuar këtë paradite në Kryeministri.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi në Shqipëri u konfirmuan 6 rastet e para me koronavirus dhe kryeministri Edi Rama urdhëroi mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe grumbullimet publike. Ende nuk dihen arsyet e këtij takimi.

Mësohet se në Kryeministri ka shkuar edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luiggi Soreca. Ende nuk ka të dhëna lidhur me këtë takim.

Ndërkohë ditën e djeshme ambasadorja Kim dhe Soreca janë takuar me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani.

Ky i fundit i njohu ambasadorët me detyrat dhe sfidat e institucionit të ri kushtetues, përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *