Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuza të ashpra qeverisë: Vetëm 120 të infektuar mund të trajtohen në kushte spitalore


Kreu i Partisë Demokratike ka sulmuar ashpër qeverinë lidhur me shpërndarjen e maskave të skaduara për personelin mjekësor.

Basha tha se kjo jo vetëm që rrezikon rëndë mjekët e infermierët por bëhet burim për përhapjen e sëmundjes edhe bë radhët e qytetarëve.

Ai njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve që të mos kalojnë në panik por të bëjnë kujdes të shtuar.

‘Të dashur qytetarë. Sot nuk është koha për panik, pasi nëse vihemi në panik nuk do kujdesemi as për veten tonë as për familjarët tanë. Nëse vihemi në panik nuk do të mund të kujdesemi as për veten tonë, as për familjarët tanë dhe kryesisht për të moshuarit, që kanë më shumë nevojë. Është shumë e rëndësishme që të ndiqen me përpikëri këshillat e mjekëve, duke shmangur sa të jetë e mundur grumbullimet. Mburoja e vetme kundër këtij virusi janë shërbimet shëndetësore. Dua të ndaj një shqetësim të jashtëzakonshëm. Personeli shëndetësor rrezikon me maska të skaduara. Ata kthehen në viktimat e para dhe transmetues të virusit te qytetarët. Kjo është papërgjegjshmëri totale. Spitalet janë totalisht të papërgatitura për fluksin, e kam fjalën për ata që do kenë nevojë për trajtim në kushte spitalore. Kapacitetet aktuale nuk kalojnë 120 njësi të përgatitura për të trajtuar 120 të infektuar, që ju kërcënohet jeta. Kjo është kronikë e një dështimi’, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *