Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj deklaratave të kundërsharit të tij politik, Edi Rama lidhur me maskat mbrojtëse.
Basha i ka bërë thirrje Ramës të lerë lojërat dhe të fokusohet te problemi kryesor.
Në fund ai ka ironizuar shefin e qeverisë duke i thënë të mos bëjë shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara.
“Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojërat e fjalëve dhe fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara”- shkruan Basha.