Dy persona kanë humbur jetën në Tiranë.
Sipas policisë, 60-vjeçari me iniciale H.M., punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve në Baldushk, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që ka qenë duke punuar e për pasojë ka ndërruar jetë.
Në rastin e dytë, një 79-vjeçar me inciale Sh.A., është gjetur i pajetë në zonën e Kopshtit Zoologjik, i shtrirë në trotuar e dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:45, në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.