Vendosni fjalën kyçe....

Braçe jep detaje për të infektuarin e gjashtë: Shkoi në Milano për të parë dajën, kaq u desh


Zv.kryeministri Erion Braçe i ka bërë thirrje qytetarëve, që janë kthyer nga Italia të qëndrojnë në shtëpi në vetëkarantinë, për të mos rrezikuar përhapjen e koronavirusit.

Braçe ka zbuluar më tepër detaje lidhur me të infektuarin e gjashtë me koronavirus. Ai shkruan se 31-vjeçari me banim në Tiranë i infektuar me koronavirus, ka patur një histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë. Ai ka qëndruar atje vetëm një ditë, pasi kishte shkuar për të takuar dajën e sëmurë.

I riu ndodhet në Urgjencën e infektivit, ku po trajtohet nga mjekët.

“Njerëz nëse keni qenë në Itali dy javët e fundit rrini në shtëpi!
Mos dilni! Mos shkoni në kafe a restorante!
Infektoni të tjerë kështu!
Ky virus shfrytëzon fort mënyrën tonë të jetesës;
e dimë mirë, ne jemi popull shumë social, “bëhemi shumë” me njëri-tjetrin!
I infektuari i 6-të është një djalë i ri që ka shkuar veç për disa orë në Milano,
“për të parë dajën e shtruar në spital atje”! Veç kaq pak është dashur!
Pastaj dashuria e madhe për njëri-tjetrin këtu e përhap me qef virusin!
Ndaj,
nëse ke qenë në itali, vetëkarantinohu!
Ri në shtëpinë tënde!
Shpëton veten dhe gjithkënd që do!
Bëje tani!”

Mbrëmjen e kaluar, numri i personave të infektuar me koronavirus u rrit në 6. Kjo pasi katër persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve ishin të afërm të dy rasteve të para dhe tjetri 31-vjeçari i lartpërmendur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *