Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, njoftoi sot mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve për dy javët e ardhshme, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Vendimi ka të bëjë me të gjitha shkollat shtetërore dhe publike, kopshtet dhe universitetet, tha Kikilas, duke shtuar se masa është parandaluese dhe ka për qëllim zvogëlimin e përhapjes së virusit.
Ai tha se do të merren masa speciale për të ndihmuar prindërit që punojnë dhe bizneset e prekura nga mbyllja.