Vendosni fjalën kyçe....

Ishte në Itali – Futet në vetëkarantinë edhe kreu i PE-së, David Sassoli


Koronavirusi ka futur në vetëizolim edhe presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli. Këtë të martë, Sassoli tha se ai ishte futur në vetëizolim në shtëpinë e tij në Bruksel, si masë paraprake për shkak se ai kishte udhëtuar në Itali.

“Parlamenti do të vazhdojë të punojë për të ushtruar detyrat e tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë”– tha Sassoli, citon Reuters.

Parlamenti Evropian të hënën vendosi të shkurtojë mbledhjen e tij mujore për shkak të shqetësimeve që qindra eurodeputetë të ulur së bashku mund të përhapnin koronavirusin.

Seanca plenare fillimisht ishte planifikuar të mbahej në Strasburg, Francë, por u anulua për shkak të shqetësimeve se udhëtimi atje do të rriste rreziqet e koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *