Vendosni fjalën kyçe....

Kikia: Ndërgjegjësohuni o njerëz, nuk është Dita e Verës por dita e karantinës


Gazetari Mentor Kikia nëpërmjet një postimi i rrjetet sociale ka postuar një foto në shëtitoren e Liqenit Artificial të Tiranës ku shihet një grumbullim i njerëzve.

Gazetari me këtë demonstrim ka kërkuar ndërgjegjësim nga qytetarët pasi është dita e karantinës dhe duhet të shmangin grumbullimet masive.

Postimi i plotë:

Nuk ishte Dita e Verës, o njerëz, por dita e karantinës!

Ky është demonstrimi i mungesës më skandaloze të përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë qytetare.
Njerëzit u lëshuan sot rrugëve, në shëtitje, në kënde lodrash, në kafene e në parqe, si në një ditë pikniku dhe argëtimi.
O njerëz, ishte dita kur duhej të mbylleshit në shtëpi, ju që nuk keni punë dhe ju që ju mbyllën shkollat. Ju, që qeveria ju la pushim për të mbajtur fëmijët, duhet të qëndronit në shtëpi e jo ti nxirrnit fëmijët shëtitje nga liqeni apo neper qendra tregtare.
E kuptoni çfarë shkalle ndërgjegjësimi kemi ne si shoqëri apo jo? Në Italinë fqinje po ndodh gjëma dhe ne rrezikohemi po njësoj, ndërsa reagimi qytetar është ZERO.
Pastaj bërtasim, “shteti, qeveria”. Padyshim që shteti dhe qeveria kanë përgjegjësinë e vet, po ne ku e kemi përgjegjësinë tonë?
Do të mbytemi me pështymën tonë o njerëz, thërritini mendjes.

Foto: Nga shëtitjet e sotme të qytetarëve të Tiranës

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *